Dafina nuk e respektoi dje ditën e zisë, e ‘kalli’ atmosferën në Prishtinë

Dje ishte ditë zie në Kosovë.

Në shenjë respekti për 10 viktimat në Kroaci, presidentja Vjosa Osmani shpalli dje ditë zie

Disa nga klubet e vendit bashkë me artistët e respektuan këtë ditë duke anuluar koncertet e planifikuara të mbaheshin për dje.

Ndërkohë që pati të atillë që nuk e respektuan dhe vazhduan ti mbanin koncertet e parapara.

Një nga këngëtaret që nuk e anuloi koncertin ishte edhe Dafina Zeqiri, e cila mbrëmë e ‘kalli’ atmosferën në Prishtinë.

Theksojmë, se Rina, Tayna, Melinda, Capital T, Elvana, janë disa nga artistët të cilët anuluan koncertet e djeshme.