Jonida Vokshi me dedikim për vajzën: Asnjëherë udhëtimet nuk kanë qenë më të bukura se sa me ty…

Vitin e kaluar është bërë nënë për herë të parë.

Flasim për prezantuesen dhe aktoren shqiptare Jonida Vokshi, e cila në muajin qershor të 2020 ka mirëpritur vajzën, Emi, bashkë me partnerin e saj, aktorin Besnik Krapi.

Jonida është përkushtuar shumë ndaj rritjes së vajzës gjë të cilën shpesh e shfaq edhe në rrjetet sociale.

 

Nuk mungojnë as dedikimet e shumta që ajo ia bën Emës tash e një vit, e cila ndryshoi atmosferën mes çiftit.

Së fundmi, derisa udhëtojnë familjarisht Jonida shprehet më e lumtur se kurrë më parë.

 

“Asnjehere udhetimet nuk kane qene me te bukura se sa me ty Emushe. Edhe kur na duhet te ndalemi per te ngrene, argetohemi shume nderkohe qe babalushi @besnikkrapi na ben foto te momenteve tona🥰:, ka shkruar aktorja sipër imazheve.