Majlinda Kelmendi sot njoftoi për pensionimin nga sporti aktiv i xhudos.
Majlida Kelmendi i dha fund karrierës së saj në moshën 30-vjeçare.
Numri i sukseseve në karrierën e gjatë të Majlindës është jashtëzakonisht i madh.
Xhudistja kosovare medaljen e parë e pati fituar në Kampionatin Botërorë të mbajtur në Pragë në vitin 2009 ku fitoi medaljen e bronztë.
Pas suksesit të parë, Majlinda nuk u ndalë duke fituar medlaje të shumta pas gjdo viti në Kampionate Evropiane, Botërore, e turne të ndryshëm të sportit të xhudos.
Kulmi i suksesit të Kelmendit erdhi në vitin 2016 kur fitoi medaljen e artë olimpike.
Gjatë tërë karrierës si profesioniste ajo ka fituar gjithësejtë 46 medalje, prej tyre 32 të Arit, 6 të Argjendta dhe 8 të Bronzta.
Suksese fantastike të xhudistes kosovare që sot njoftoi tërheqjen nga sporti aktiv i xhudos.