Rina Balaj anulon koncertin në Pejë si shenjë respekti për viktimat e aksidentit në Kroaci

Rina Balaj u shpreh e pikëlluar për aksidentin tragjik me udhëtarë kosovar.

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë të cilët po udhëtonin nga Gjermania drejt vendlindjes, dhe aty gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

 

Rina Balaj ka vendosur të anulojë koncertin e saj në Pejë i cili do të mbahej sonte, si shenjë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre sot.

Dita e sotme u shpall ditë zie nga Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani e cila gjithashtu u shpreh zemërthyer për tragjedinë e ndodhur.