Rrëshqet dheu në “Arbëri”, zona kufizohet me shirita të sigurisë

Ka rrëshqitë dheu në lagjen ”Arbëri”,  më saktësisht në rrugën “Kosturi”, fare pranë ndërtesës së “Komunës së Re”.

Kjo zonë dhe lagje kohëve të fundit është mbi populluar, ndërsa ndërtimet e larta vazhdimisht po kryhen.

Ndërsa siç dihet nga banorët e kësaj ane, dheu në këtë pjesë të Prishtinës ka qenë e vaqzhdon të mbetet i rrëshqitshëm çka edhe paraqet rrezik për këto ndërtime e për këta banorë.