Karim Benzema ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimin e fundit.
Real Madridi ka konfirmuar që Karim Benzema ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit të fundit të bërë nga skuadra spanjolle.
Benzema ka rezultaur pozitiv në testimin e fundit me metodën PCR, ai tashmë është vetizoluar dhe është duke iu nënshtruar protokolleve anti-COVID-19.
Real Madridi konfirmoi përmes uebfaqes zyrtare që sulmuesi francez ka dalë pozitiv me virusin.