Mozzik dhe Loredana ndajnë sekuenca nga kënga e re “Nëse Don”

Çifti po vijnë me tjetër bashkëpunim.

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në tregun muzikor me një bashkëpunim tjetër “Nëse Don”.

Ata po lënë të kuptohet se tashmë janë rikthyer si çift përmes imazheve dhe videove të ndryshme që postonin në prani të njëri-tjetrit teksa edhe po lansojnë bashkëpunime muzikore të cilat po pëlqehen nga publiku i gjerë.

 

Së fundi Loredana dhe Mozzik kanë postuar video në profilet e tyre të Instagramit ku shihen në prapaskena të klipit të ri muzikor.

 

“Nëse Don”, titullohet kënga e re e cila vjen sot në orën 00:00 dhe duket se do të jetë në gjuhën shqipe.