Një akident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll.
Këtë e konfirmoi për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:45, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete”, tha Borovci.
Ai shtoi se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, përfundoi Borovci.