Ka disa ditë që Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se mund të vaksinohen edhe qytetarët mbi moshën 18-vjeçare, të cilët mund të zgjedhin llojin e vaksinës.
Interesimi i të rinjve për t’u vaksinuar, në Qendrën e Vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, është i madh.
Nga 21 deri në 40 vjeç janë mbi 60 mijë qytetarë që tashmë kanë marrë vaksinën.
Në të gjithë Kosovën, deri tash janë dhënë mbi 320 mijë vaksina.