Sot ka festë në familjen e Argjentina Ramosaj

Këngëtarja po feston ditëlindjen e djalit të saj.

Dhe, Argjentina Ramosaj ka ndarë pamje nga festa derisa i ka shkruar edhe një urim.

Këngëtarja ka zgjedhur të publikojë vetëm një imazh në profilin e saj zyrtar në Instagram bashkë me djalin e cila mori komente të shumta nga fansat të cilët e uruan.

 

“Gëzuar 6 vjetorin e lindjes djali im engjëll i ëmbël !!! Jeta ime është e mbushur me gëzim të vazhdueshëm për shkakun tënd !! Të duam shumë shumë shumë engjell”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Ndryshe, Argjentina Ramosaj nuk është edhe aktive me projekte muzikore, ajo i është përkushtuar më shumë familjes së saj.