Kur njoftoi ardhjen e albumit të saj të parë,“POP ART”, Arilena Ara postoi edhe listën e këngëve që do të jenë në album. Midis artistëve me të cilët ajo ka bashkëpunuar, është edhe emri i Dafina Zeqirit.
“Thirre policinë” titullohet projekti i dy vajzave, klipi i të cilit është në realizim e sipër nga postimet e Arilenës. Ajo ndau një foto në InstaStory me artisten nga Kosova dhe më pas një foto të sajën ku shkroi “Thirre” shoqëruar nga ikona e sirenës së policisë. Në koment, Dafina zbuloi një fjali nga kënga duke ia kthyer “Ma mirë shko”.
Arilena po shijon ende suksesin e bashkëpunimit me reperin Noizy, ndërsa Dafina të “Happy Birthday”, por së shpejti të dyja vajzat do të kenë një arsye të përbashkët për të festuar.Ato e kanë mbështetur njëra-tjetrën në projektet muzikore dhe Dafina ishte një nga artistet që shprehu suportin e saj ndaj Arilenës në fitoren e Festivalit të Këngës./tvklan.al