Dhjetë frizura për flokë shumë të hollë

Edhe kur flokët janë shumë të hollë, ndërsa qimet janë delikate, është e mundur të keni një model flokësh që rrit përshtypjen e vëllimit, dhe kryesisht ka të bëjë me variante bob dhe nuanca të xhufkave të flokëve.

Përveç frizurave bob dhe mënyrës së prerjeve të flokëve, përshtypje të vëllimit dhe dendësisë së flokëve do të japin edhe xhufkat në shumë nunanca, të cilat janë afër ngjyrës origjinale të ngjyrës natyrale apo të flokëve të ngjyrosur, transmeton Telegrafi.

Flokët e shkurtër janë më të lehta, nuk kanë peshën e flokëve të gjatë, kështu që duken automatikisht më të trashë.

Balluket janë edhe një frizurë ideale për qime më të holla, sepse duken të hareshme.

Përshtypje vëllimit do t’i japë loja vizuale e nuancave, lart më të errët, poshtë më të shndritshme.

Flokët e rrafshët do të duken më të bujshëm me shumë xhufka të nuancës së ngjashme.

Frizurat shumë të shkurtra janë ideale për të gjitha tipat e qimeve.

Flokët e shkurtër, me balluke të gjata, janë praktike për stilizim të përditshëm që kërkojnë pak minuta.

Kontrast të fuqishëm midis rrënjëve dhe majave të flokëve krijon përshtypje të vëllimit.

Xhufkat e ngritura nga balli dhe të hedhura në njërën anë janë mënyrat me të cilat flokët duken më të mëdha.

Varianti i shprishur i flokëve është ideal për gërsheta të lehta.

Frizurat me bisht zbulojnë teksturën e flokëve.