VAR-i në Superligë nga edicioni i ri, FFK e konfirmon

Federata e Futbollit e Kosovës konfirmon se nga edicioni i ri do të aplikohet sistemi VAR në Superligë.

Si duket veçse ka filluar puna në këtë projekt dhe së shpejti do ta kemi edhe në futbollin tonë, ashtu siç konfirmon edhe faqja zyrtare e FFK-së pëmes kësaj video.

Padyshim se aplikimi i sistemit VAR në Superligë do ta ngriste për një nivel më lartë futbollin kosovar.

Gjatë ditëve në vazhdim priten edhe përditësime të tjera nga FFK-ja rreth këtij projekti.