Policia në Suharekë kishte marrë sot urdhër për kontrolle në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje.
Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten së në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi siriane te cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.
Në lidhje më këtë rast policia kontaktoj prokurorin e shtetit i cili urdhëroj që rasti ti kalon njësisë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabadnim me migrant.
Të dyshimtit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrant dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për interviste.