Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen e djeshme në Gadime të Lipjanit.
Me anë të raportit 24-orësh, policia ka thënë se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy familjeve.
Në vendin e ngjarjes, siç ka bërë të ditur policia, është gjetur arma e cila është përdorur në rast, teksa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Është raportuar se ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes dy familjeve. Si pasojë e zënkës një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë është dërguar në ILM për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.