Zvicra do të zbut masat për kosovarët që do të udhëtojnë atje.
Ambasada zvicerane në Prishtinë njofton se sipas vendimit të fundit, Kosova nuk konsiderohet më si vend me rrezik të lartë të përhapjes së COVID-19 në Zvicër.
Vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga data 19 korrik 2021.
Ambasada njofton se rregulat e hyrjes do të vazhdojnë të jenë në zbatim përsëri.
“Nëse udhëtimi juaj në Zvicër përfshin tranzit përmes një vendi tjetër të huaj, udhëtarët janë përgjegjës për verifikimin e kufizimeve të udhëtimit në vend të atij vendi. Në varësi të llojit të udhëtimit, ju duhet të plotësoni një formular hyrjeje, të tregoni prova të një testi negativ ose të bëni karantinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane.