Wednesday, November 27, 2024
Home SPORT Presidenti Ademi priti ish-futbollistin e Prishtinës, shqiptaro-amerikanin Bruno Ceka

Presidenti Ademi priti ish-futbollistin e Prishtinës, shqiptaro-amerikanin Bruno Ceka

 Sot presidenti Agim Ademi priti në takim shqiptaro-amerikanin nga Dallasi, Bruno Ceka, kryetar i lobit shqiptar në Amerikë, e ku të pranishëm ishin edhe ish-futbollistët e gjeneratës së tij të artë të Prishtinës, si Erdogan Celina, Jusuf Tortoshi, Ramadan Cimili, Muharrem Sahiti dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Ish futbollisti Ceka ëshë një humanist i cili tërë jetën e tij që nga migrimi, ia ka kushtuar çështjes kombëtare në të gjitha proceset dhe në të gjitha dimensionet. Bruno Ceka si ish-futbollist, para pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ka organizuar shumë ndeshje të karakterit humanitar me emra dhe ekipe të cilat kanë qenë elitare në Evropë dhe botë për t’a afirmuar Kosovën.

Në këtë takim presidenti Ademi e njoftoi Cekan me organizimin dhe të arriturat e FFK-së, ndërsa ai tregoi se është hera e parë që vjen në Kosovë dhe në FFK pas vdekjes së ish-mikut të tij, legjendës Fadil Vokrri.

Ai ndër të tjera tha se ndjehet i emocionuar dhe jashtëzakonisht i lumtur që Federatën e Futbollit të Kosovës e udhëheqë Agim Ademi një mik i tij dhe një njeri që një jetë ia ka dedikuar futbollit, e mbi të gjitha një president i cili e ka avancuar Federatën dhe ka afruar në këtë institucion gjeneratën e artë, duke bashkëpunuar me secilin prej tyre. Gjithashtu ai ka thënë se nën drejtimin e Ademit është ngritur reputacioni i FFK-së dhe janë krijuar marrëdhënie të jashtëzakonshme me organizatat ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA, e poashtu edhe me FF të SHBA-së, gjë për të cilën theksoi se është i mirë  informuar dhe shumë i lumtur.

Ceka premtoi se do të bëjë më të mirën e mundshme për të përforcuar lidhjet e FFK-së me komunitetin e sportit në Amerikë dhe jo vetëm, si dhe me ambasadat dhe organizatat e shtetit amerikan të cilat veprojnë në Kosovë dhe regjion.