Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur rreth vazhdimit të dialogut, pasi takimi i radhës pritet të ndodhë më 19 korrik.
Vuçiq tha se delegacioni i Beogradit po shkon në Bruksel për të diskutuar dhe zgjidhur probleme specifike, si tema e personave të zhdukur e të tjera.
Ai thotë se progresi është i domosdoshëm gjatë negociatave të reja, por e gjithë kjo thotë se do të ndodhë nëse është e mundur.
Mediumi serb “Politika” thotë se në një deklaratë për medie pas vizitës që i bëri një fabrike në Serbi, Vuçiq tha se dialogu me Prishtinën është i rëndësishëm për vendin, teksa tregoi edhe arsyet.
“Dialogu me Prishtinën është i rëndësishëm për të gjithë vendin tonë, sepse kur të përparojmë në të, ne do t’i sjellim investitorët më lehtë dhe më shpejt”, tha ai.
Presidenti serb foli për deficitin që kishte Serbia gjatë këtij viti si dhe dëshirën për të sjellë më shumë investitorë.
“Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ne kishim një deficit më të ulët për një miliard euro sesa parashikohet në buxhet, por unë do të doja që ne të kishim edhe më shumë të investuar në investime publike”, deklaroi ai.