Institucionet nuk reagojnë ndaj piraterisë ilegale të kontentit!

Piratët Ilegal të Kontentit në Kosovë vazhdojnë të mbeten çështje problematike, ende e pazgjidhur nga ana e Insitucioneve të vendit, për Kompanitë Legale Kabllore në Kosovë. Pas publikimit të dy pjesëve të emisionit “Alibi” në Klan Kosova, publiku ka mësuar rreth mashtrimeve të këtyre piratëve të cilët ofrojnë kontent me çmime tejet të ulëta në mënyrë të paligjshme, përmes pagesave në Banka të shpejta në mënyrë që të mos lihet gjurmë në sistemin bankar , më pas ndalin shërbimin për të cilin klientët kanë paguar dhe humbin gjurmët ku klientët nuk kanë ndonjë kontakt apo adresë që të drejtohen për kthimin e mjeteve të paguara.

Emisioni i cili po bën jehonë në vend “Alibi” në Klan Kosova ka sjellur për publikun e gjerë mashtrimet të cilat po bëhen me klientët e vendit nga Piratët Ilegal të Kontentit, duke ofruar qasje ilegale të kanaleve vendore dhe ndërkombëtare përmes aplikacioneve të dedikuara për Smart TV dhe Andriod Box.

Emisioni “Alibi” zbulon tek publiku rastin e dy Piratëve Ilegal të Kontentit “Belle Net” dhe “Shqip Albania”. Gjatë kontaktimit të Piratit Ilegal “Belle Net” gazetarët e emisionit paraqiten si klientë dhe gjatë bisedave personat përgjegjës shpjegojnë se si mund të qasen klientët në këto platforma ilegale, pasi gazetarët pyesin se “a jeni të vetëdijshëm se mund të ndiqeni penalisht pasi kjo që po bëni është e jashtëligjshme”? piratët ndalin telefonin. Gjithashtu edhe pas bisedave me “Shqip Albania”, në momentin kur mësojnë se janë duke u kontaktuar nga gazetarët hezitojnë të vazhdojnë bashkëbisedimin.

Kompanitë Legale Kabllore në Kosovë paguajnë miliona euro për të siguruar ngjarjet dhe eventet më të mëdha Sportive për klientët Kosovar në kualitetin më të lartë, ndërsa dëmi të cilin shkaktojnë këta piratë mbetët një nga sfidat më të mëdha nga mos reagimi dhe ndërmarrja e masave ligjore nga Institucionet Ligjore karshi Piraterisë Ilegale të Kontentit.

Kompanitë Legale Kabllore të vendit premtojnë se nuk do të ndalen të kërkojnë drejtësi ligjore ndaj Piratëve Ilegal të Kontentit të cilat po dëmtojnë kompanitë dhe klientët në Kosovë, ndërsa insitucionet ende nuk kanë ndonjë reagim konkret!

Për më tepër përveç dëmtimit të kompanive të cilat paguajnë të drejta, këta operator piratë, bëjnë edhe evazion fiskal pasi që nuk janë të regjistruara dhe njëkohësisht nuk i deklarojnë të hyrat.

Pirateria është një çështje shumë e ndjeshme dhe serioze, e trajtuar nga instancat më të larta të Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, si një nga shtetet me prodhimin më të madh te kontentit televiziv.