Vajza i feston 18 vjetorin e lindjes, Fjolla Morina nuk kursen fjalët më të mira për ta uruar

Këngëtarja i ka bërë dedikimin përmes rrjeteve sociale.

Fjolla Morina, ka postuar një imazh bashkë me vajzën e saj, Ledianën.

Në storien e saj në Instagram ka publikuar fotografinë derisa i ka shkruar edhe një urim duke e quajtur gëzimin e saj të parë.

“Urime për vajzën time. Princesha ime, gëzimi im i parë ti që jetën ma gëzove dashuria më e rrallë që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë”, ka shkruar ndër të tjera Fjolla Morina.

Kujtojmë se, këngëtarja po vazhdon ta shijojë jetën e saj me bashkëshortin Fisnik Syla pasi kuroroëzuan dashurinë e tyre me martesë në Maldive.