Çifti i njohur kanë realizuar dasmën e tyre.
Rrezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha njoftuan se do bëjnë aheng familjare derisa ftuan familjarë dhe miq.
Ndërkohë, këngëtarja ka publikuar fotografi nga dasma e cila shihet e veshur me fustan me ngjyrë të bardhë dhe ka pozuar pranë bashkëshortit të saj.
Tutje, në përshkrimin e postimit ajo i ka bërë një dedikim plot dashuri partnerit.
‘Ma kujtojne te afermit se sa vite jemi se bashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja qe te kane dale, edhe ato pak floke qe po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua… Te dua dhe kur me nevrikos… Edhe ankohesh per vonesat e mija.. Te dua per babin qe je me princeshen e shtepise tone…”, ka shkruar ndër të tjera Rrezarta Shkurta.