Lansimi i raketës në Kosovë, Jahja Kokaj sqaron deklaratën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka sqaruar deklaratën që bëri bujë, rreth lansimit të raketës në Kosovë.

Fizikani dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, në një intervistë së fundi ka thënë se ka mundësi që  të lansohet një raketë në Kosovë.

Ai u pyet nëse lansimi i raketës mund të ndodhë gjatë qeverisjes Kurti, ai tha se ka gjasa që të ndodhë diçka e tillë.

“Do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.

Pas bujës që bëri kjo deklaratë, Kokaj doli me një sqarim në rrjete sociale, duke sqaruar se çfarë ka dashur të thotë.

“Në një emision televiziv, në pyetjen e gazetarit nëse ka mundësi që sateliti të lëshohet nga trolli i Kosovës, unë gjithsesi iu përgjigja po. Sigurisht, në mungesë të informacionit paraprak, ose njohurive fillestare të kësaj fushe, dikush habitet ose me “hata” duke i dhënë asaj konotacione qesharake (nga injoranca ose dashakeqesia). Duke injoruar qëllimit të komenteve të të painformuarve (të shprehur ne menyre te bute butë), e ndiej të nevojshme këtu, që publikut ti shpjegojë”, shkroi ndër të tjera ai.

Deputeti thotë se me një projekt të vogël, studentët mund të krijojnë një raketë me shpejtësi kozmike dhe ta lansojnë atë.

Postimi i plotë:

“REAGIM NDAJ INFORMACIONEVE TE PUBLIKUARA NE T7 DHE GAZETA EXPRESS

MUNDESIA E LANSIMIT TE SATELITIT NGA TROLLI I KOSOVES

Te dashur miq,

Në një emision televiziv, në pyetjen e gazetarit nëse ka mundësi që sateliti të lëshohet nga trolli i Kosovës, unë gjithsesi iu përgjigja po.

Sigurisht, në mungesë të informacionit paraprak, ose njohurive fillestare të kësaj fushe, dikush habitet ose me “hata” duke i dhënë asaj konotacione qesharake (nga injoranca ose dashakeqesia).

Duke injoruar qëllimit të komenteve të të painformuarve (të shprehur ne menyre te bute butë),

e ndiej të nevojshme këtu, që publikut ti shpjegojë sa vijon:

Në vitin e parë të fizikës, a u shpjegojmë studentëve se c’është shpejtësia e parë kozmike?

Nëse trupit ose raketës i jepet një shpejtësi prej 7.9 km / s, ajo arrin të ashtuquajturën SHPEJTSI TE PARE KOSMIKE, ose shpejtësinë orbitale, me të cilën raketa arrin orbitën rreth tokës.

Pra, me një projekt të vogël, studentët e nivelit master, mund të ndërtojnë rakete disa centimetrash, të blejnë pajisje lëshimi, jo të shtrenjta, me të cilat fare lehtë mund të arrijnë shpejtësinë e lartpërmendur.

Ne Gjakove, afer Erenikut, me iniciativen e nje Gajkovari shqiptaro amerikan, I cili do te mundesoje nje investim rreth 5 milion dollare amerikan, do te ndertohet QENDRA KOZMOLOGJIKE NANOTEKNOLOGJIKE. Atu do te behen hulumtime te mirefillta nanoteknologjike, por edhe  amatoreske studentore kosmologjike

Projekti pare ne nivel amtores, per studenta do te jete lansimi jansimi I nje sateliti tokesor me madhesi disa cm dhe me peshe disa grameshe.

Në një nga universitetet që dhashë mësim, përpara se të përfshihesha në politikë, studentët e shkallës së tretë kishin një projekt si ky, ku ata bënë të mundur lëshimin e një rakete disa centimetra dhe me peshë disa gram, si një satelit tokësor.

Me këtë projekt dhe rezultatet e tij, ata morën pjesë në një konferencë amatore në Berlin në 2018.

Foto tregon studentët në fjalë në një konferencë ( ne nivel amator) të tillë në Berlin”.