Organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë mbajtur diskutimet në grupe të ndara në kuadër të tryezës “Dialogu për sistemet e qëndrueshme ushqimore”, ku edhe janë prezantuar rekomandimet.
Dardan Abazi, nga INDEP-i, para nisjes së prezantimit të rekomandimeve tha se gjatë diskutimit, grupet ndanë tema të rëndësishme të cilat do të jenë pjesë e samitit të ushqimit në Kombet e Bashkuara.
“Të gjitha këto grupe kanë prezantuar nga një raportues, për shkak të kohës diskutimi ishte mjaft i pasur duke dëgjuar tema shumë të rëndësishme, si digjitalizimi i parcelave, bujqësisë dhe që do të jenë pjesë e sistemit të ushqimit të Kombeve të Bashkuara”.
Leutrim Gërmizaj, nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës, gjatë prezantimit të rekomandimeve nga grupi punues theksoi se në Kosovë ka mungesë të kontrollit të ushqimit, derisa shtoi se gratë nuk janë të përfshira në menaxhimin e fermave.
“Temë interesante ka qenë kontrolli i ushqimit, ku kontrolli i ushqimit mungon më Kosovë, po ashtu dhe mungesa e implementimit të Legjislacionit. Temë tjetër ka qenë edhe mungesa e kapaciteteve profesionale ku fermerët ata që punojnë në terren hezitojnë që të marrin mbështetje profesionale. Gratë shume pak janë të përfshira në menaxhmin e fermave të ndryshme. Kosova nuk kam problem me mungesën e ushqimit, por me kualitetin”.
Shpat Ejupi nga Instituti i Pavarur i Ushqimit, tha se sistemi ushqimor në Kosovë ka nevojë të ridefinohet e të përmirësohet që t’i mundësohet vendit për të shitur produkte jashtë në gjithë BE-në.
“Diskutuam për ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve si dhe më shumë inspektime para daljes në treg, por a ka nevojë ka nevojë si dhe folëm për digjitalizimin e parcelave, dhe kjo duhet të jetë cak i Ministrisë së Bujqësisë dhe të krijohen skema mbështetëse me nivelin e sistemeve të ushqimeve lokale”.Xhevdet Gegollaj raportues i grupit të tretë, tha se përdorimi i plehrave inorganike është duke e dëmtuar mjedisin, raporton EO.
“Ne e diskutuam problematikën e ekonomisë qarkore. Ka disa vite që aktetët e ndryshëm janë duke e promovuar atë si një platformë e politikave adaptueses për të tranzituar një sistem ushqimor që është më miqësor ndaj njerëzimit dhe mjedisit”.