Temperatura më e lartë e javës do të arrihet nesër

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftojnë se nëse pritet të arrihet temperatura maksimale e kësaj jave, 38 gradë celsius.

“Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave”, thuhet në njoftim.