Natyra Kuçi e PSD-së, ka reaguar pas rastit të helmimit në Deçan, duke thënë se shteti duhet të reagojë menjëherë.
Sipas Kuçit, mbi 800 qytetarë kanë nevojë për ndihmë, andaj për këtë skandal të tmerrshëm po mungon vëmendja e pushtetit qendror.
Postimi i plotë:
“Mbi 800 qytetarë të Deçanit helmohen e përfundojnë duke pritur nëpër spitale.
Ky është skandal i tmerrshëm të cilit, për fatkeqësi të këtyre qytetarëve, po i mungon vëmendja nga pushteti qendror.
A kanë vendosur që popull ta shohin vetëm votuesin e tyre, edhe nëse kjo i bjen që 800 veta të vdesin?
Kërkojmë reagimin e menjëhershëm të qeverisë në mënyrë që të gjindet përgjegjësi për këto helmime. Këta njerëz nuk mund të presin më”.