Petar Petkoviq do të qëndroj për dy ditë në vizitë në Kosovë.
Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë do të jetë sot dhe nesër në vizitë në Republikën e Kosovës.
Zyra e ashtuquajtur për Kosovën ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.
I njëjti parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.
Nuk ka ndonjë njoftim nëse Petkoviq do të vizitoj Kosovën me leje të autoriteteve vendase.