Në Prishtinë u protestua në përkrahje të ish-komandantëve të UÇK-së

Sot para objektit të Qeverisë së Kosovës është protestuar në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ish-ushtarë të UÇK-së sot u mblodhën për të protestuar sërish me parullat “Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria”.

Protesta u organizua nga ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Gashi.

Ata kanë këruar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, duke bërë thirrje që edhe Qeveria të reagojë për mbajtjen e tyre në paraburgim.

Protesta e tyre nuk është e para për këtë arsye, ngase ata kanë protestuar edhe herë të tjera.