Eduarti surprizon Arbanën me këngë nga ekrani, ndërsa ajo s’dinte gjë fare

Mbrëmjen e djeshme Eduarti ishte i ftuar në “Top Arena”, ku edhe i bëri një surprizë shumë të bukur Arbanës. Në fakt na surprizoi të gjithë pasi askush nuk e priste që regjisori të këndonte. Eduarti këndoi këngën “Sytë e tu” të Frederik Ndocit duke ia dedikuar partneres së tij të zemrës.

“Po këndoj një këngë shkodrane që quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani”, tha Eduarti.

 

 

Ndërkohë Arbana po zhvillonte një pyetësor në Instastory dhe kur u pyet nga një ndjekës nëse po e shihte “Top Arena”, ajo u përgjigj: “Jo, pse ça ka sonte?”.

Ndërsa në mëngjes moderatorja publikoi një foto nga ashensori së bashku me Edin e teksa shfaqet shumë e lumtur shkroi: “Mirëmëngjes nga unë dhe djali i dedikimeve”.