Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, në emër të grupit parlamentar të kësaj partie ka dal kundër shkarkimit të Bordit të RTK-së.
Ai, në seancën e stome të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk mund të bëhet krahasimi i RTK-së dhe televizionet e shteteve tjera.
Hamza u shpreh se komisionet parlamentare kanë devijuar prej kompetencave, derisa tha se personat e atakuar nga vendimet e kuvendit duhet të ndjekin rrugët ligjore.
“Komisioniet e kuvendit kanë deviju prej përshkrimit të punës dhe janë shndërruar në komisione hetimore. Ky kuvend po e merr rolin e gjykatës. Shpresoj që njerëzit që janë të atakuar nga këto vendime të shfrytëzojnë të drejtat e veta ligjore sepse nuk mund të ketë emërim individual e shkarkim kolektiv”, tha ai.