10 raste të reja me COVID-19, shërohen 16 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 10 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Në të njëjtën kohë janë shëruar 16 pacientë, ndërsa nuk pati asnjë të vdekur.

Tani për tani në vendin tonë janë 152 raste aktive, kurse janë vaksinuar gjithsej 219 mijë e 885 qytetarë.