Presidentja Osmani pret në takim familjen e ish-presidentit Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim familjen e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja që ia bëri familjes Rugova, por nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi.

Në një prej fotografive, presidentja shihet krah bashkëshortes së ish-presidentit, Fana Rugova.