Gjatë një operacioni të organizuar nga SPAK, është arrestuar kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.
Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u ndaluan edhe 10 të tjerë.
Pas këtij lajmi ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili thotë se si Tushe ahtu edhe çdo person tjetër duhet të përgjigjen para drejtësisë pa pasur mbrojtjen e Partisë Socialiste.
Postimi i plotë:
“Kryeministri Edi Rama reagon për operacionin e SPAK.
“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.