Lajçak takohet me Bislimin: Gjithçka që bisedohet është politike, asgjë s’është teknike

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi është zhvilluar në Bruksel, ndërsa Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka thënë se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, për të diskutuar para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë nuk është teknike”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se së fundmi është raportuar që në takimin që pritet të mbahet nesër, do të bisedohet edhe për themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe, asosacion ky i cili është kundërshtuar fuqishëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.