Orinda ka publikuar disa pamje në rrjete sociale.
Moderatorja Orinda Huta ka pak kohë që ka konfirmuar se po bëhet nënë për herë të parë.
Ajo tanimë ka bërë të ditur edhe gjininë e fëmijës, e cila do të jetë një vajzë. Orinda është mjaft aktive në rrjete sociale ku ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe njëjtë ka vepruar së fundi.
Video Player
00:00
00:06
Ajo publikoi një video ku xhiroi gjërat që po bënte gati për prurjen në jetë të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj, Turjan Hysko.
Në video ajo shkroi se këto ishin orët e fundit të shtatzënisë dhe se ajo tashmë po i numëron ato para se të sjellë në jetë vajzën.