Ermali dhe Gjiko po vazhdojnë të ndezin atmosferën në çdo vend ku marrin pjesë.
Dyshja ditë më parë sollën në treg hitin veror ‘Sa tkom dasht’, të cilin e realizuan me videoklip.
Pasi po lejohen organizimet e koncerteve, së fundmi dyshja performuan në Gjirin e Lalzit, vend në të cilin u grumbulluan qindra persona për të dëgjuar hitin e tyre.
Ermali u kujdes që me zërin e tij të talentuar t’i argëtoi edhe me hitet tjera duke qëndruar në këmbë të gjithë pjesëmarrësit teksa shijojnë tingujt e muzikës.