Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shijojnë darkën romantike në Nobu

Kourtney Kardashian dhe Travis Barket janë ndër personazhet më të komentuar kohëve të fundit.

Krejt kjo ka ardhur si pasojë e marrëdhënies së tyre, që çdo herë e më shumë po bëhet serioze, shkruan Daily Mail.

Derisa në rrjet po qarkullojnë lajme për ta, Kardashian dhe Barker kanë zgjedhur që të shijojnë kohën së bashku.

Foto: Daily Mail

Palët së fundmi janë parë në Nobu, teksa ishin bërë gati që të shkonin në një vend për darkë romantike.

Bukuroshja zgjodhi që të jetë më elegante në këtë paraqitje, duke përdorur fare pak makijazh.

Foto: Daily Mail

Në anën tjetër, Travis vendosi që të shfaqet në të njëjtën mënyrë sikur në përditshmëri.

Foto: Daily Mail