Bella u emocionua që mungoi në ditëlindjen e vëllait.
Vëllai i supermodeleve, Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, dje festoi ditëlindjen por rastisi të ishte larg familjarëve të tij.
Në fotografitë që i publikoi në rrjete sociale, Bella ia uroi më të mirat vëllait, ndërsa u mërzit që ishte larg tij në këtë festë të ditëlindjes.
Ajo postoi një foto ku shihet me sy të përlotur, ndërsa thotë se të gjitha këto festa e data të rëndësishme i humb për shkak të punës.
Por, pavarësisht të gjithavd, Bella Hadid shprehet mirënjohëse për punën që e posedon, ndërsa thekson që do bënte gjithçka t’i përqafonte më të dashurit e saj në datat kur mungon.
Ndryshe, Anwari festoi pranë të dashurës së tij, këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila bashkë me shoqëri u kujdes që ta befasonte atë me rastin e ditëlindjes.