Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në Mitrovicë, ku një veturë doli nga rruga dhe goditi këmbësorët në trotuar.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, godet këmbësoren femër kosovare dhe del jashtë rruge.
Më pas ai godet veturën e cila ishte e parkuar, pastaj e shtyn dhe godet edhe katër këmbësorë dy meshkuj dhe dy femra të gjithë kosovarë.
Të gjithë të lënduarit ndihmën e parë e marrin në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas dy nga viktimat dërgohen në QKUK për tretman te mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët lirohen për në shtëpi.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të dy automjetet dhe në një lokal në afërsi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.