Qeveria e Kosovës merr përsipër pagesën e polisës kufitare për diasporën

Qeveria ka marrë miratuar propozim-vendimin për mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt I policisë kufitare dhe që vijnë në Kosovë deri në fund të këtij viti.

Ministri i Financave, Puëns dhe Transfereve, Hekuran Murati sqaroi sot në mbledhjen e Qeverisë Kurti II se ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik.

“Ky vendim na hap rrugën që ne si ministri të lidhemi një memorandum bashkëpunimi që së bashku me BQK e marrim përsipër mbulimin e kostos së primit të sigurimit kufitar dhe mbulimi të filloj prej datës 1 korrik”deklaroi ai.