Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen ka pritur me ceremoni shtetërore presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa theksoi se Austria ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të Kosovës.
Van der Bellen përmes një postimi të publikuar në Twitter tha se për Austrinë nuk ka dyshim që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë:
Austria ka qenë gjithnjë mbështetëse e fortë për Kosovën, qysh para pavarësisë së Kosovës.
Ju siguroj që Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.
Për Austrinë nuk ka dyshim. E ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Pa këtë unifikimi evropian nuk është i kompletuar. Stabiliteti në këtë rajon është strategji dhe interes për Bashkimin Evropian.
Jam i bindur se e ardhmja e Kosovës dhe tërë rajonit është brenda Bashkimit Evropian. Austria zyrtarisht mbështet integrimin evropian të Evropës Juglindore.