Mësoni se çfarë ndodh me trupin tonë nëse bëjmë dush të ftohtë çdo mëngjes

Dushet e ftohta nuk janë shumë tërheqëse për shumë njerëz. Ata kanë efektin e kundërt dhe vetëm mendimi i tyre na bën të dridhemi.  Por nëse do të dinim për përfitimet e mëdha që dushet e ftohta i ofrojnë shëndetit tonë, mund të provojmë këtë ilaç të thjeshtë dhe ekonomik, në shtëpi.

Shihni më poshtë përitimet që merrni nga dushi i ftohtë:

Redukton inflamacionin

I ftohti zvogëlon ndjeshëm ënjtjen në trup përmes vazokonstriksionit, gjaku pompohet larg zonave inflamatore.

Rrit rrahjet e zemrës

Ndërsa venat bëhen më të ngushta, rrahjet e zemrës rriten natyrshëm për të furnizuar trupin me më shumë gjak të pasur me oksigjen. Një rritje e rrahjeve të zemrës bën që frymëmarrja të zgjerohet për të siguruar më shumë oksigjen në gjak. Ndërsa marrim frymë më thellë dhe pompojmë gjak me një shpejtësi më të lartë, qelizat tona marrin më shumë oksigjen, gjë që i ndihmon ato të funksionojnë më mirë.

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Një dush i ftohtë mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit. Dushet e ftohta rrisin disponueshmërinë e neurotransmetuesve, siç është endorfina. Kjo nga ana tjetër përmirëson gjendjen shpirtërore.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Kur laheni në ujë të ftohtë, përmirësoni shkëlqimin e flokëve. Flokët përmbajnë një proteinë të quajtur keratin, e cila vepron si një mburojë rreth gjëndrave për ta mbrojtur atë nga dëmtimi. Ashtu siç venat tona bëhen më të vogla kur ekspozohen ndaj të ftohtit, poret tona gjithashtu shtrëngohen në të ftohtë, duke e bërë lëkurën të duket më e butë. Përveç kësaj, dushi i ftohtë ndihmon në heqjen e toksinave nga lëkura jonë.