Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot do ta pres në takim zyrtar homologun italian, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio.
Data:
E martë, 22 qershor 2021
Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”
Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)
Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)
Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, z. Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.
Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.