Një grua është vetplagosur me thikë të hënën rreth orës 01:45 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.
Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin ditor.
Sipas raportit të policisë, ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Tuje policia ka njoftuar se njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
Në vendin e ngjarjes, ekipi i forenzikës ka gjetur dhe ka konfiskuar një thikë.