Gjendet i vdekur një person në një motel në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete dje në mesditë në një motel në Prizren.

Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në raport.