Nuk duhet të lejoni askënd që të iu trajtoj në këtë mënyrë…
- Partneri ju tregon se çfarë ‘nuk shkon’ me ju
Askush nuk është perfekt. Të gjithë kanë të meta dhe shprehi që mund të duken të bezdisshme për të tjerët. Të kesh dikë në krahë që vetëm thekson “të metat” tuaja mund të jetë jashtëzakonisht gërryese. Kjo sjellje është larg kritikës konstruktive. Nëse partneri juaj vazhdimisht po rendit zakonet dhe tiparet tuaja karakteristike që e bezdisin atë dhe ai ose ajo ju thotë se çfarë duhet të bëni për të rregulluar sjelljen tuaj, ai nuk ju respekton me të vërtetë.
- Partneri juaj nuk ju dëgjon
Të dëgjuarit është një nga shenjat më themelore të respektit. Secili person në një lidhje duhet të jetë në gjendje të ndajë mendimin e tij ndërsa tjetri dëgjon. Nëse partneri juaj ju ndërpret vazhdimisht, flet duke e shpërfillur mendimin tuaj, apo duke ju paragjykuar , është një shenjë që partneri juaj nuk ju respekton sa duhet. Komunikimi është thelbësor për një marrëdhënie të suksesshme.
- Ju gjithmonë përfundoni duke i bërë gjërat sipas mënyrës së partnerit tuaj
Kompromisi është zakonisht pjesë e çdo marrëdhënieje, por nëse e gjeni veten vazhdimisht duke bërë gjëra sipas mënyrës apo tekave të partnerit tuaj sepse ai ose ajo thjesht insiston, kjo është një shenjë që partneri juaj nuk i respekton dëshirat ose nevojat tuaja!
- Flet negativisht për miqtë dhe familjen tuaj
Nëse partneri juaj e ul vazhdimisht familjen tuaj, apo edhe miqtë tuaj, kjo mund të shkaktojë një përçarje mes ju të dyve, sepse me shumë gjasa ju dotë ndjeni nevojën për t’i mbrojtur ata.
- Partneri tregohet i padrejtë
Fjalët që mbartin ngjyrim negative, zemërim , një gjuhë kërcënuese apo edhe një ton gjykimi ose akuzues janë të gjitha shenja të mosrespektimit. Fjalët shpesh bëjnë më shumë dëme sesa kuptojmë. Dikush që është i gatshëm t’ju lëndojë pa pushim (edhe nëse më pas kërkojnë falje) nuk ju respekton.