Përdorimi plazmës së gjakut për të infektuarit me Covid-19, bie numri i të interesuarve

Drejtoresha në Qendrën për Transfuzion të Gjakut Bukurie Zhubi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se pas rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19 ka rënë edhe interesimi për plazmës të gjakut.

Plazma e gjakut ka sqaruar ajo se ka ndikim si terapi mbështetëse te të sëmurët me Covid-19. Ajo ka sqaruar se kjo metodë e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të QKUK-së.

“Interesimi për plazmën kovalesente ende është prezent. Kemi grumbulluar një sasi të konsiderueshme”.

“Përdorimi i tyre ka qenë shumë aktual në fazën kur kishim sëmundjen Covid19. Tani me rënien e numrit të rasteve me Covid-19 ka edhe rënie të përdorimit të plazmës kovalesente”.

“Për efikasitetin e plazmës kovalesente raportimet tregojnë që ka ndikim si terapi mbështetëse në të sëmurët me Covid-19”, shtoi ajo.

Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga Coronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusi.

Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me Covid-19.

Institucionet shëndetësore, përmes një udhëzuesi kanë filluar trajtimin e pacientëve të infektuar me Coronavirus me plazmën konvalescente, si terapi mbështetëse gjatë muajit shkurt.