Një i vdekur dhe 16 raste të reja me koronavirus në Kosovë

16 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Brenda kësaj periudhe, është shënuar edhe një viktimë.

Raporti i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.

Në total numri i rasteve aktive është 176.