Çifti kanë një vajzë katër-vjeçare bashkë.
Irina Shayk dhe ish-partneri i saj Bradley Cooper u panë së bashku në Nju Jork ndërsa thashethemet e lidhjes mes modeles dhe Kanye West rriten, shkruan Page Six.
Të enjten, ata u fotografuan duke hipur në një makinë së bashku teksa kishin veshur veshje të rastësishme dhe syze dielli.
Shayk, 35 vjeçe, dhe Cooper, 46 vjeç, ishin në një lidhje nga 2015 deri më 2019 dhe mirëpritën vajzën e tyre, Lea, në mars 2017.
Modelja e pistave ka folur më parë rreth asaj se sa e rëndësishme është një marrëdhënie e fortë prindërore me Cooper.
Ajo e quajti aktorin e “A Star Is Born” si “babai më i mahnitshëm” gjatë një interviste me revistën Elle në mars 2021.
“Unë kurrë nuk e kuptova termin bashkë-prindër”, tha Shayk. “Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prind”.
Shayk gjithashtu pranoi se ajo preferon ta mbajë jetën e saj private sa më larg publikut.
“Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private”, tha ajo. “Është vetëm një pjesë e vetvetes sime të brendshme që nuk dua ta jap”.
Por ylli i kopertinave të revistave duket se po vazhdon jetën e saj të dashurisë. Ajo u pa në rajonin francez të Provence me West në fillim të qershorit.