Këngëtarja duket mjaft bukur në postimin e fundit.
Ronela Hajati është mjaft aktive në rrjete sociale ku edhe publikon vazhdimisht imazhe të cilat marin vëmendjen e publikut.
Në postimin e fundit ajo duket tërheqëse teksa ajo i ka kushtuar vëmendje paraqitjes mjaft shumë, duke ndarë pamje nga prapaskenat e klipit muzikor nga dueti me reperin e njohur shqiptar Vig Poppa.
“Alo”, titullohet kënga e re e Ronelës nga albumi “Rron”, e cila pritet të publikohet më 20 qershor bashkë me videoklip.
Bashkëpunëtorët e këngëtares në këtë projekt janë Cekic Beatz, Max Productional dhe Eri Dee.
“Unë apo unë? Kush po e pret “ALO” këtë të dielë?”, shkroi Ronela në mbishkrimin e fotografive.