Kanë diplmuar mjekët e parë të FSK-së në Universitetin e Shkencave Mjekësore Gülhan në Turqi.
Në Universitetin Shkencave Mjekësore, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit ku në mesin e 112 studentëve, diplomuan edhe katër kadetë të FSK-së, ku pas gjashtë vjet studimesh morën titullin Doktor i Përgjithshëm si dhe gradën ushtarake Nëntoger.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes z. Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të jep për FSK-në.
Me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale.